Trump fton Biden në debat televiziv: Kudo, në çdo kohë!

Ish-presidenti Donald Trump, tashmë duket i sigurt se do të jetë kandidati republikan për presidencën në zgjedhjet e këtij viti në SHBA, tha është gati të marrë pjesë në debate televizive me kundërshtarin e tij demokrat, Presidentin Joe Biden, “kudo, në çdo kohë”.

Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të diskutojmë çështje me rëndësi jetike për Amerikën dhe popullin amerikan”, tha ish-presidenti.

“Kjo është arsyeja pse unë bëj thirrje që të zhvillohen debate, kudo dhe kurdo”, shtoi ai.

Pas fitoreve të martën, dy burrat pritet të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ashtu si në 2020.

Por sfida për Joe Biden dhe Donald Trump, është që të dy të mobilizojnë bazat e tyre dhe të fitojnë sa më shumë votues të pavarur që të munden, veçanërisht në disa shtete ku rezultati konsiderohet i pasigurt.

Joe Biden dhe Donald Trump, u përballën në një seri debatesh televizive në vjeshtën e vitit 2020.

Demokrati, ish-zëvendëspresidenti i Barack Obamës, fitoi zgjedhjet presidenciale.

Por Donald Trump, nuk e pranoi kurrë humbjen e tij, duke akuzuar demokratët pa prova se i kishin “vjedhur” fitoren në ato zgjedhje.

About Redaksia

Check Also

Nisin hetimet ndaj Shërbimit Sekret në SHBA për atentatin ndaj Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka …