“Varfanjaku” Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë për marrjen e dosjes së tij

Ish-ministri Ilir Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë, taksë, për marrjen e akteve të dosjes hetimore të tij nga SPAK, për çështjen e sterilizimit.

Ish-ministri i kërkon gjykatës të detyrojë SPAK-un, t’i japë aktet e dosjes pa paguar shpenzimet proceduriale paraprakisht. Shuma që i është kërkuar Beqajt, si kosto printimi, është 120 mijë lekë të rinj, bazuar tarifave të institucionit.

Seanca e sotme, ku Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua me avokat, u shty për një datë tjetër për t’i dhënë kohë kërkuesit të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

Gjatë seancës, avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet proceduriale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria-Kjo Autokraci Elektorale

Nga Luçiano BOÇI V-Dem, “Varieties of Democracy”, është raporti ndërkombëtar më prestigjoz që mat nivelin …