Beqaj nga SPAK: Kam kërkuar të hetohet Manastirliu

Për aktet hetimore SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh nëse do t’i merrni, si do t’i siguroi aktet?

Beqaj: Unë jam përpjekur të jem në marrëdhënie institucionale me institucionet e drejtësisë, dhe javën tjetër do të ketë një tjetër seancë për këtë çështje. Unë kam 4 muaj në hetim dhe kur kam kërkuar aktet më është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Atëherë duhet të ma ndajnë, a jam në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverbal që mban prokurori shënimet e shpenzimeve, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam.

Keni thënë se duhet të hetohet edhe zbatimi i kontratës koncesionare, kemi parë edhe pasardhësen tuaj zonjën Manastirliu në SPAK, a referoheshit faktit të thirrjes së zonjës Manastirliu?

Beqaj: Kam këkruar të hetohet pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizimit.

About Krye Redaktor

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …