PS është kthyer në organizatë kriminale, një tjetër kryebashkiak i Ramës nën hetim për drogë

Leonard Hide, kreu i Bashkisë Libohovë ka përfunduar në SPAK, nën dyshimet se në kohën kur ka qenë shef krimesh në Gjirokastër ka favorizuar kultivimin e kanabisit në zonë.

Ky lajm është bërë i ditur nga kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri. Xhaferri ka deklaruar se Hide është vetëm një ushtar i thjeshtë në armatën e policisë së inkriminuar që Edi Rama e vendosi në shërbim të krimit të organizuar.

Kreu i FRPD shkruan se, PS është kthyer në organizatë kriminale që numrin më të madh të eksponentëve e ka në burg.

“Favorizoi bosët e kanabisit, polici që Rama e bëri Kryebashkiak përfundon në SPAK!

Arben Ahmetaj në rrëfimin e tij e konfirmoi më zë dhe figurë se kanabizimi ka qenë një projekt qeveritar, që rrënoi ekonominë, inkriminoi policinë dhe kriminalizoi rininë.

Leonard Hide, kreu i Bashkisë Libohovë ka përfunduar në SPAK, nën dyshimet se në kohën kur ka qenë Shef Krimesh në Gjirokastër ka favorizuar kultivimin e kanabisit në zonë.

Si shpërblim Edi Rama e kandidoi për Bashkinë Libohovë dhe me paratë e kanabisit ai bleu zgjedhjet.

Hide është vetëm një ushtar i thjeshtë në armatën e policisë së inkriminuar që Edi Rama e vendosi në shërbim të krimit të organizuar.

Nuk ka asnjë dyshim se Partia Socialiste është kthyer nga Edi Rama në organizatën kriminale më të rrezikshme në vend, teksa ka numrin më të madh të eksponentëve në burg ose nën hetim.

Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare dhe çdo minutë që kalon, rreziku për vendin është gjithnjë e më i madh”, shkruan Xhaferri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …