Edhe armiku më i betuar sot e ka kuptuar se lideri i opozitës është i burgosur politik!

Në “Rrugën e Shpresës” ku po zhvillohet protesta kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha ishte një nga themeluesit e parë të PD në Fushë-Krujë, Nebi Ziri.

Ziri është shprehur se nënave tonë u plas zemra se u kanë ikur fëmijët dyerve të botës, dua të them që shqiptarët janë shumë të fortë dhe do ta përzënë këtë armik që kemi sot në pushtet.

“Përshëndetjet të gjithëve njerëzve të rezistencës, të gjithë ato që po vuajnë këtë regjim dhe për të mbrojtur voton dhe fjalën e lirë po rrimë çdo natë në protestë derisa të na realizohet ajo. Unë jam nga Fushë-Kruja dhe një nga themeluesve të parë të PD ku u ngritë seksionet e parë të partisë që të rrëzohej diktatura, jam nga Fushë-Kruja e cila priti presidentin e SHBA-së Bushin. Fjalët e para që tha ishte Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur.

Kur erdhi Bushi kishte nga ato politikanë që thonin që nuk na duhej NATO se ajo është natë, por sot mburren se thonë erdhën tre helikopter dhe na mbron NATO, Shqipërinë e mbrojnë shqiptarët, shqiptarët janë ato që i ka vënë gjoksin Shqipërisë por çfarë ti bëjmë këtij që largoj 1 milionë shqiptarë në emigrim.

Nënave tonë u plas zemra se u kanë ikur fëmijët dyerve të botës, dua të them që shqiptarët janë shumë të fortë dhe do ta përzenë këtë armik që kemi sot në pushtet. Unë them që jo çdo e keqe bje për keq, por edhe armiku më i madh e ka kuptuar se sot është arrest politik, ata nuk kanë asnjë akuzë ndaj teje dhe po presin që në të ardhmen do të dalë ndonjë shkelje që mund të kishe bërë”, tha Nebi Ziri.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …