PD denoncon abuzimet skandaloze të fondeve publike në Shëndetësi

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PARTINË DEMOKRATIKE, GENTA VANGJELI

Ministria e Shëndetësisë nuk i konsideron shkelje shkeljet që kryen me institcionet që ka në varësi.

Kështu:
1- Janë lidhur 82 kontrata me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me vlerë totale 407.8 milion lekë ose 99% e fondit limit.

Kryeson QSUT me 51 procedura,
Spitali Universitar i Traumës me 13 procedura.

2.Me pak përjashtime të gjitha procedurat janë kryer në shkelje të ligjit me fondet e shpërdoruara dhe pa arsye për t`u prokuruar me negocim sepse mund të planifikoheshin në kohë dhe gjenden lehtësisht në treg si mallra apo shërbime.
3.Janë copëzuar fondet dhe kanë sjellë shmangien e dispozitave ligjore, çka ka ndikuar në shmangien e konkurrencës së operatorëve ekonomikë duke lidhur kontrata me përfitues fundorë të njëjtët persona.

Ekzistojnë kontrata të ndryshme me të njëjtin objekt, me të njëjtët kontraktorë por me vlera të tjera.
konkretisht ju paraqes më poshtë disa prej tyre:

4.QSUT ka lidhur 3 kontrata të copëzuara me objekt të njëjtë “shërbim pastrimi”:
dt. 20-04-2023 afati 60 ditë, vlera 2.3 milion lekë me tvsh, kontraktor Silver shpk

dt. 29-06-2023 afati për 90 ditë, vlera 3.5 milion lekë me tvsh, kontraktor Silver shpk

dt. 18.10.2023 me afat deri më 31.01.2024, vlera 102,6 milion lekë me tvsh, kontraktor KLP shpk.
SUT ka lidhur 4 kontrata të copëzuara dhe me fond të ndryshueshëm mujor me objekt të njëjtë “pastrimin”, konkretisht:

Dt. 01.12.2021, vlera 2.5 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

Dt. 07.01.2022, vlera 9.9 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

Dt.29.04.2022, vlera 12.6 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk

Dt.01.08.2022, vlera 20.8 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk

dhe 3 kontrata të copëzuara dhe me fond të ndryshueshëm mujor me objekt të njëjtë “gatimin” konkretisht:

dt 15.10.2021, vlera 12.1 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

dt.31.12.2021, vlera 16 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk

Dt.29.04.2022, vlera 13.1 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

6.
108.5 milion lekë nga QSUT dhe 87.4 milion lek nga SUT përbëjnë efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit.
7.
Autoritetet Kontraktore janë në shkelje të:
Ligjit 162/2020 Për Prokurimin Publik

-neni 2 pika “c” dhe “ç”

-neni 34/2

-neni 47 pika 1/c.
VKM nr.285, dt.19.5.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar,

-neni 1 pika 2

-neni 11 pika 5

neni 52 pika 1/c
Sa më lart, nuk përbëjnë rast të një nevoje ekstreme, pasi kontratat ekzistente për këto shërbime kanë qenë krejtësisht të parashikueshme sepse mbajnë datë fillimi dhe përfundimi.
Neglizhenca apo vonesat në fillimin e procedurave normale të prokurimit nuk janë shkaqe, që argumentojnë zbatimin e procedurës me nengocim pa shpallje.
Të gjithë titullarët e autoriteteve kontraktore të cilët kanë lidhur këto kontrata me negocim në kundërshtim të përcaktimve ligjore, ku kryesojnë për nga vlera dhe nr i procedurave Drejtoresha e QSUT Albana Fico dhe ish deputetja Socialiste Edlira Bode me detyrë Drejtoreshë e SUT, janë përgjegjëse për menaxhimin e fondeve publike dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore shoqëruar me penalitet përkatëse për shkelje të:

LPP 162/2020 neni 21 pika 5,

VKM për miratimin e rregullave të prokurimit publik i ndryshuar, neni 73.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …