Deputetja e PD, Albana Vokshi mbajti mbrëmë fjalën e saj në tubimin që mbahet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, ku ka patur një prezencë dhe vend të veçantë për gratë, pasi mbrëmja e sotme përkon edhe me 8-Marsin, Ditën e Gruas.
Në fjalën e saj Vokshi u shpreh ndër të tjera se, në këtë ditë të shënuar, gratë protestojnë për të drejtat e tyre dhe familjen e tyre.
Ajo thotë se, sot më shumë se kurrë, gratë në vendin tonë janë të pambrojtura dhe të pashpresa, ku është i frikshëm raporti i vrasjeve dhe vetvrasjeve, si pasojë e situatës së dalë jashtë kontrolli nga qeveria.
Fjala e plotë
Sot është 8 marsi a asnjëherë më parë kjo rrugë nuk ka qenë më e bukur. Sot është dita juaj,
Sot është dita e grave që protestojnë për të drejtat e tyre
Sot është dita e grave që protestojnë për familjet e tyre
Dot është dita e grave që protestojnë për fëmijët e tyre
sot është dita e juve zonjave e zonjushave qëndrestare, nuk ka model më të shkëlqyer të ju grave fisnike që keni sakrifikuar do ditë këto 67 ditë jeni modeli i qëndresës, i fisnikërisë, i sakrificës, i dashurisë për shtëpinëtuaj dhe shtëpinë tonë të përashkët! Madhështore deri në madhështi!!
Prania jonë këto ditë, dhe sot, këtu në këtë rrugë, është mënyra mëe mirë për të dëshmuar që ne refuzojmë ta pranojmë realitetin e hidhur për gratë e vajzat në shqipëri.
Ne refuzojmë që një kryeministër i korruptuar, të shkelë me këmbëtë drejtat tona!
Ne refuzojmë të shndërrohemi në numra, në ngjyra, në foto e statistika të bukura!!
Në refuzojmë të bëhemi fasada e një demokracie që nuk ekziston!
Është e vërtetë e hidhur, e tmerrshme: gratë dhe vajzat vriten, abuzohen, dhunohen, por shteti i Edi Ramës nuk bën asgjë për tëparandaluar këtë të keqe.
- 166 gra të vrara që nga 2014, para gjatë qeverisjes së EdiRamës, një pjesë e mirë me urdhër mbrojtje;
- Rreth 4900 raste dhune të evidentuara nga policia në 2022 (ka edhe shume e shumë më tepër se kaq por nuk deklarojnënga turpi ose nga frika).
- Mbi 2940 urdhëra mbrojtje vetëm ne 2022, por që nuk I mbrojnë gratë nga dhuna.
166 gra janë vrarë gjatë qeverisjes së Edi Ramës. e vazhdojnë të vriten cdo ditë. Gratë janë të pa mbrojtura, gratë janë të braktisura. Shpesh policia merr anën e abzuesve, shpesh institucionet bëhenpalë më abuzuesit. Në shqipëri gratë vriten sepse janë gra!!
Në shqipëri gratë vriten sepse Edi Rama, ky nxitës i madh i dhunës, nuk do t’ia dijë për gratë. Edi Rama është njeri i dhunshëmdhe është nxitësi kryesor I dhunës në familje.
Është Edi Rama që i ka mohuar më shumë se gjysmës së grave dhevajzave një vend pune. Rreth 70% është norma e papunësisë përgratë në tregun e punës. Papunësia është dyfishi I vendeve të BE. Por edhe për punë të barabartë, gratë paguhen 15% më pak se burrat.
Përjashtimi social, është një tregues i rëndësishëm që matet ngs eurostat.
Është përqindja e individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose thellësisht të privuar materialisht ose me intensitet shumë të ulët në punësim.
Për vendin tonë ky indeks në vitin 2021 është 48.7% që tregon se rreth gjysma e grave janë në nivelin e rrezikut për të qenë të varfra, kanë një privim material të rëndë ose një intesitet të ulur pune.
Ky indeks i varfërisë për vitin 2021 si dhe ne vitet e tjera është më i larti në Ballkan.
Është Edi Rama që e ka shkretuar, e ka shpopulluar Shqipërinëedhe nga gratë edhe nga të rinjtë edhe nga fëmijët. Pjesa më e mirë, më e bukur, më vitale e shoqërisë po largohet, sepse vendiudhëhiqet nga armiku i grave dhe i vajzave.
1 mln shqiptarë janë larguar që nga 2014 në vendet e BE, e njëpjesë e mirë e tyre janë gra.
Por, ashtu sic i keni dhënë emrin kësaj rruge, jeni ju që i jepni jetë jetës, e që do ktheni shpresën shqiptarëve.
Le të bëhemi bashkë, të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.
Së bashku të shpëtojmë Shqipërinë, të mbrojmë shoqërinë, të mbrojmë familjen.