As arsimtarët nuk i shpëtojnë eksodit, vendi rrezikon të mbetet pa mësues!

Nga Besart XHAFERRI

Si në asnjë vend në Evropë, largimi i trurit dhe shtresës së mesme nga Shqipëria dekadën e fundit ka qenë në përmasa drastike.

Pas mjekëve, janë arsimtarët që nga pagat e ulëta, vrasja e meritokracisë dhe trajtimi nën diktat nga patronazhistët e partisë, janë detyruar të braktisin masivisht vendin.

Të dhënat zyrtare nga Portali i Mësuesit tregojnë se në Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës ka mungesa akute për mësues matematike, teksa shkollat periferike të vendit po vuajnë për mësues në profilet kryesore.

Si një ekspert prej një dekade e gjysëm në fushën e arsimit kam konstatuar se mungesa e arsimtarëve në shkencat ekzakte po prek edhe Tiranën dhe Durrësin, teksa deri në 2030 pjesa më e madhe e vendit rrezikon të mbetet pa mësues në këto profile.

Rritja e pagave për arsimtarët dhe diferencimi në pagë për mësuesit e shkencave ekzakte është një emergjencë, nëse duam të evitojmë katastrofën në arsim, që është më fatalja për një komb.

Problemet në arsim nuk i zgjidh as propaganda, as inteligjenca artificiale, por vizioni dhe vullneti për t’a vënë arsimin në shinat e zhvillimit dhr shërbim të kombit!

About Redaksia

Check Also

Paradoksi i mbajtjes mbyllur të Urës së Ibrit në çerekun e shekullit XXI!

Nga Enver BYTYÇI Që kur është krijuar bota njerëzore i ka shpikur dhe përdorur urat për …