Eliona Shkreli, këshilltare bashkiake Shkodër pjesëmarrëse në tubimin e sotëm, poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, komentoi vizitën dy ditore të kryeministrit Rama në qytetin e Shkodrës, teksa u shpreh se Rama teksa shëtiti rrugicat e Shkodrës, u shpreh se ky qytet ka nevoja të mëdha, por nuk dha asgjë konkrete, nuk dha asnjë projek, duke folur kështu vetëm për vizione.
“Dje kryeministri i vendit tonë kreu viziten turistike dy ditore në Shkodër, e filloi ditën e parë me një takim ku mblodhi ekipin e tij qeveritar, kryebashkiakët, bëri një show mediatik në një mbledhje që nuk rezultoi asgjë, në një mbledhje bosh, në një mbledhje thjeshtë për të bërë propagandën edhe fasadën që më së miri di ta bëjë ai me ekipin e tij.
Doli së bashku me kryebashkiakun e Shkodrës në të gjitha rrugët e qytetit , pothuajse në të gjitha lagjet, folën gjatë thanë nuk është bërë asgjë për Shkodrën , por harron kryeministri se prej vitit 2013 është kryeministër i vendit dhe ka sjellë zero investime për Shkodrën.
Doli dhe tha që Shkodra ka nevoja të mëdha, por nuk dha asgjë konkrete, nuk dha asnjë projekt.
Folën për vizione, floën për rivitalizim të Shkodrës, por të gjitha këto ishin vetëm disa vizione aty për aty, të gjitha të mbetura në mendjet e tyre dhe asnjë projekt i hedhur në letër”, tha Eliona Shkreli.