Jola Hysaj: Të gjithë bashkë do të vazhdojmë betejën deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës

Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD, duke iu drejtuar me një mesazh shqiptarëve në ditën e 70 të tubimit qytetar në “Rrugën e Shpresës” tha se, të gjithë bashkë mund ta mposhtim frikën, të gjithë bashkë do të vazhdojmë betejën tonë deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Hysaj tha se ajo që përballemi çdo ditë është fshatra të boshatisura, ku të rinjtë janë larguar dhe kanë marrë me vete gjithçka. Sipas saj, mafia qeveritare vazhdon e zhvat si investitor strategjik pasuritë kombëtare, ndërsa Shqipëria është kthyer në vendin ku profesionistët e lirë dhe bizneset po shkojnë drejt falimentimit

“Cila është e vërteta me të cilën përballemi çdo ditë?

Fshatra të tërë të boshatisur, ku të rinjtë janë larguar dhe kanë marrë me vete gjithçka.

Auditorë të tëra të boshatisura dhe departamente universitetesh, që çdo ditë e më shumë po mjerohen në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë.

Gjendje e mjerueshme psiko- sociale, mjerim të cilin propaganda e kësaj qeverie e cila i ka zhytur  shqiptarët në mjerim e reklamon si glamure”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Kushtetuesja na imponon konsensus, Edi Rama e sheh kompromisin si dobësi!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së mbajtur në parlament, u …