Nga Iva V.GRILLO
Ka rreth 3 vite qe perfaqesues te opozites, aktiviste dhe disa analiste te pavarur apo gazetare me integritet jane munduar te provojne, shtjellojne e shkokolepsin skenarin absurd dhe te padenje te goditjes se opozites shqiptare nga grupime brenda dhe jashte Shqiperise.
Ajo qe eshte tentuar te provohet (nen nje terr informativ, presion e propagande te tejskajshme) duke perdorur logjiken e ngjarjeve, intuiten apo edhe perfituesit fundore te kasaphanes ndaj opozites, tashme na vjen e provuar dhe e çertifikuar ne formen e nje raporti formal, nga pertej detit, pikerisht nga Keshilli i Ambasadoreve Amerikane (nje keshill i pavarur I perbere nga ish ambasadore te te gjithe spektrit te politikes amerikane), te cilet kane qene ne Shqiperi ne Maj te 2023 per te pare nga afer gjendjen politike e diplomatike ne Ballkan.
Atehere, te thjeshtuara, detajet kryesore te ketij raporti jane sa me poshte:
1). Delegacioni i Keshillit te Ambasadoreve Amerikane mberrin ne Shqiperi ne Maj 2023
2). Delegacioni takohet me Ambasadoren e atehershme amerikane, Zonjen Kim , per nje séance orientuese mbi Shqiperine
3). Ne raport delegacioni rikonfirmon se sanksionimi i liderit aktual opozitar Berisha nga Sekretari i Shtetit eshte bere vetem ne baze te informacioneve te ardhura nga Ambasada Amerikane ne Tirane. Nuk permendet asnje hulumtim apo prove e perdorur nga strukturat e sigurise nga pertej detit
4). Delegacioni ka pyetur ne menyre specifike ambasadoren amerikane Kim mbi llojin e provave, praktikave te ndjekura per sanksionimin e liderit opozitar Berisha. Zonja Ambasadore ka refuzuar ne menyre te prere te jape prova apo sqarime lidhur me kete çeshtje
5). Ky proces eshte mbajtur ne menyre te çuditshme shume hermetik (” in camera”), duke mos ndare asnje informacion jo vetem per mediat por edhe per palen e prekur nga ky vendim, madje edhe duke hequr i çdo mundesi apelimi pales se demtuar
6). Delegacioni i ambasadoreve thekson se nje praktike e tille eshte shume e çuditshme dhe nuk mbahet mend te jete perdorur me pare ne jurisprudencen amerikane.
7). Ne menyre informale, Zonja Ambasadore Kim u ka thene kolegeve te saj pak a shume: “na duhej nje koke turku per te perligjur narrativen me drejtesi…dhe menduam se berja shembull e nje politikani te vjeter, qe do dilte ne pension gjithsesi, do ishte menyra me e kollajshme”
Delegacioni mendon se kjo menyre qe pershkruhet shume mire nga proverba kineze: “ te vrasesh pulat qe te tremben majmunet ne peme” eshte nje praktike e çuditshme qe nuk ka asnje lidhje me praktiken amerikane te drejtesise.
9). Kryeministri Rama dhe qeveritaret e vet ishin te vetmit qe nuk pranuan te takohen me delegacionin e Ambasadoreve Amerikane…ne raport thuhet se nuk kuptohet arsyeja, a ishte çeshtje kohe apo I beri bisht duke dashur ta injoroje si raport.
Ambasadoret kane permendur edhe mafien e betonit, mungesen e shtetit ligjor, perqendrimin e shtetit ne nje pale duar, luften e intrigat kunde opozites, korrupsionin galopant, gafat e opozites ne 2019 e plot e plot gjera te te tjera, per te cilat shqiptaret nuk kane nevoje per raport nga pertej detit sepse i kane ne kurriz te tyre.
Gjithsesi, per ata qe vleresojne me shume te verteten qe vjen nga pertej detit dhe jo ate qe shohin, degjojne, prekin me shqisat e tyre… Keshilli i Ambasadoreve Amerikane foli…
Dhe na konfirmoi pikerisht ate qe dinim: goditjen e opozites shqiptare ne menyre te perqendruar, te paskrupullt e te paprecedente nga nje regjim autokratik dhe sponsoret e vet nderkombetare.