Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, prej 70 ditësh ndodhet në ‘arrest shtëpie’ sepse Edi Rama e di shumë mirë që nuk ka më asnjë fitore për të. Berisha tha se, Shqipëria pret shpëtimin dhe shpresa e vetme e saj është PD.
“Ju e patë, pa vulë, pa logo, pa emër në fletë votimi, pa kryetar koalicioni, pa asnjë qindarkë për 61 kandidatë.
Ju e patë, duke ndryshuar qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve.
Ju e patë, pa komisionerë në qendrat e votimit dhe gjysmë milionë shqiptarë hodhën votat.
Ju i patë bandat vrastare, vrasësit serialë se si terrorizuan Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Lezhën, Kurbinin dhe shumë qytete të tjera.
Ndaj dhe asnjë njeri nuk duhet të mashtrohet.
Ne jemi fitimtarë, ne jemi fitimtarë, ne jemi fitimtarë.
Sali Berisha prej 70 ditësh ndodhet në arrest shtëpie sepse Edi Rama e di mirë se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do marrë atë që meriton.
Shqipëria pret shpëtimin dhe shpresa e vetme e saj është PD.
Shpresa e vetme e saj është opozita.
Ndaj dhe ne të ngrihemi në lartësinë e idealeve tona. E dashurisë tonë për këtë vend.
Të krijojmë qeverinë teknike. Zgjedhjet e lira. Opozita në pushtet.
Rrofshi ju, rroftë PD.
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.