Rama inauguroi një urë në “Rrugën e Kombit” dhe kërkon ta shesë si naftën e Shpiragut

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Edi Rama inauguroi një urë në Rrugën e Kombit dhe kërkon ta shesë si naftën e Shpiragut. Berisha tha se, Edi Rama nuk ka normë morale që nuk ka thyer.

“Njeriu që ka hyrë në histori si kryeministri që ka vjedhur më shumë në të gjitha kohërat, u zotohet shqiptarëve se unë dy metra i gjatë nuk mund të vjedh.

Tallet me shqiptarët, tallet çdo ditë në një cinizëm ekstrem.

Kalon nga një qytet në një qytet tjetër, duke mashtruar.

Ishte sot në Kukës. Prej 6 vitesh, miliona shqiptarë që kalojnë në atë rrugë, paguajnë taksën.

Dhe në 6 vite, në Rrugën e Kombit nuk është bërë asnjë investim. Po përfundon një urë dhe tani do e shesë si naftën e Shpiragut, si ura e vetme në Europë.

Në fakt i vetëm është ai që mashtron në çdo gjë qytetarët e këtij vendi çdo ditë, duke menduar se ata hanë bar. Unë e garantoj se shumë shpejt qytetarët e këtij vendi do i tregojnë atij vendin që meriton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqi komunist kundër deputetëve (10 tetor 1947), që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri!

Nga Bujar Leskaj 79 vjet më parë, me dënimin dhe ekzekutimin e Grupit të Deputetëve …