I vetmi njeri që i kall datën Edi Ramës është Sali Berisha!

Milaim NELA

FJALA TEK RRUGA E SHPRESËS!

Mirëmbrëma Qendrestarë!

Mirëmbrëma Dr Berisha!

Dua ta përshëndes secilin prej jush që keni dalë në këtë rrugë të shpresës që duket e ngushtë por është rrugë që të nxjerr në bulevardin e madh të Lirisë!

Unë vij nga shqiptarët e Mërgatës por sot nuk do flas si shqiptar i mërgatës që për fat të keq është shumë e madhe në numër por do flas dy fjalë si njeri pre jush sepse unë me mendje e vetëdije jetoj çdo ditë me ju e jam me ju.

Nuk mund të lejë pa thënë dy fjalë këtu për qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Do të doja ti përqafoj e shtrëgoj duart e çdonjërit prej jush sepse ju jeni jo vetëm qëndrestarë por juve jeni fisnikët e lirisë dhe edukatorët që për mbi 6 vjet ju keni mësuar shqiptarëve se çdo të thotë të luftosh për qytetari!

Çdo të thotë të flasësh për dinjitet njerëzor!

Ju që jeni në këtë rrugicë por edhe ju që na ndiqni nga shtëpitë tuaja e dini që Dr Berisha është vënë në arrest shtëpiak jo për tu dënuar sepse nuk ka gjykatës e prokuror në botë që ta dënojë sado të dirigjuar që janë…thjesht për faktin se nuk kanë asnjë provë. Por e kanë bërë këtë sepse kështu bëjnë të shantazhuarit.

Gjyqtarët dhe prokurorët që nuk bëjnë kompromis me dinjitetin dhe profesionin e tyre i kanë nxjerrë jashtë sistemit!

Ka vetëm një motiv dhe arsye pse Dr Berisha është në arrest shtëpiak jo i akuzuar, por demek për t’u hetuar.

Në fakt as për tu hetuar jo sepse kanë jo 4 vjet siç thonë avokatët e tij por 11 vjet që e hetojnë e nuk kanë mundur të gjejnë asgjë!

Ju e dini si filloi kjo histori por po ju a kujtoj shumë shkurt.

A ju kujtohet thirrja e Aleksander Vuçiçit para zgjedhjeve të vitit 21 që ishte kundër kandidimit të Dr Berishës?

Besoj ju kujtohet!

Tentuan ta ndalojnë dhe nuk mundën bile futën ujë edhe brenda radhëve të PD-së ku shumë figura për fat të keq u deklaruan kundër kandidimit të Doktorit!

Ai kandidoi por rilindasit e kishin asin nën mëngë dhe detyruan Lulin të fikte motorët e fushatës 1 javë para 25 Prillit dhe ai ashtu bëri sepse ishte kurdisur për koalicionin e madh apo për të qëndruar në opozitë për tu pasuruar siç është pasuruar, për të ju shërbyer atyre së bashku me kokëpalarët rreth tij!

Një ditë Maji kur kishin dështuar ta bindin doktorin për koalicionin e madh shpallën “non-gratën” me shpresën se ai do prekej në sedër e do bënte nja hap pas!

Ah sa qejf e kanë këtë shprehje!

NJE HAP PAS!

Doktori prapë nuk u thye!

Më 9 shtator detyruan Lulziun të pezullojë Dr Berishën nga grupi parlamentar sepse me gjithë respektin për të gjithe figurat e PD-së i vetmi njeri që i kall datën Edi Ramës e para të cilit i dridhen leqet e këmbëve pavarësisht se hiqet si trim është Sali Berisha!

Shkuan deri atje sa nxorrën një mjeran ta godiste në mes të Bulevardit por edhe me atë dështuan sepse mund të grushtosh një njeri por nuk mund të grushtosh frymën!

E Sali Berisha me gjithë gabimet që nuk janë pak është frymë.

E bënë spektaklin në Rinas me Prof Jamarbër Malltezin me shpresën se duke goditur doktorin në familje do ta detyronin atë të tërhiqej dhe përveç kësaj do mbyllnin një nga zërat më të fortë të denoncimit të djegësave siç është Abi Malltezi.

Por sërish llogaria nuk ju doli!

Tani kanë gjetur një viktimë gjykatësen me tre mbiemra… për ta izoluar Dr Berishën me objektivin e vetëm jo për ta dënuar, por me zvarritje procedurash për ta nxjerrë atë nga parlamenti!

Për ta penguar të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato të ndodhin!

Për ta nxjerrë atë nga politika!

Ky është qëllimi i gjithë kësaj gurguleje!

Kjo do të ndodhë vetëm nëse ne do ta lejojmë një gjë të tillë!

A do ta lejojmë!?

20 Shkurti e dha mesazhin!

Tirana dhe Shqipëria e dha mesazhin dhe meraku im është a do të dimë ta lexojmë mesazhin e shoqërisë që do ndryshim!?

Disa bile kanë filluar ta privatizojnë atë!

Gabim i madh!

Prandaj dua që sa më shpejt të dalim nga rrugica e ngushtë e shpresës në bulevardin e madh të Lirisë, por pa kthim!

Populli i 20 Shkurtit nuk do një koalicion opozitar që vetëm se garanton emrat e kryetarëve të partive të vogla në listat e PD-së por do një front REAL opozitar të faktorëve partiakë e jo partiakë që të dalë me një platformë me disa pika ku:

Pika e parë te jetë largimi i qeverisë dhe kryetarit te Bashkisë

Pika 2 – largimi i qeverisë dhe kryetarit të Bashkise, dhe

Pika 3 – largimi i qeverisë dhe kryetarit kryepatronazhist të Bashkise se Tiranës.

Unë kam problem të madh me fjalën KEQ-QEVERISJE sepse të thuash keq-qeverisje duhet të pranosh që këta edhe po qeverisin.

Jo miq këta nuk janë qeveri, këta janë një sekt sundimtarësh me objektiva të qarta të zhvatjes dhe zhbërjes së Shqipërisë.

Me lejoni të them dy fjalë për ju që jeni bashkuar në DIVERSITET!

Shumë mirë që jeni bashkuar por uroj me mend në kokë!

Me që ra fjala në diversitet jam bashkuar unë që nga 19 Maji i vitit 21 dhe kam bërë kritika të forta here pas here, nganjëherë edhe shumë te forta siç janë ato të kohëve të fundit por me një qëllim dhe objektiv të vetëm:

Për një parti demokratike, në shina të djathta, konservatore një parti që mbron familjen ….

…një parti që mbron interesat kombëtare!

…një parti demokratike që ju thotë shqiptarëve të vërtetën

…një parti që kandidon më të mirët e drejtohet nga më të mirët e nuk bën kompromis me interesat jetike të vendit

…një parti demokratike që e sheh Sorosin dhe Soroismin si rrezik kombëtar për shqiptarët dhe del me platformë afat shkurter dhe afatgjatë për shkuljen e tij!

…një parti demokratike që nuk e pranon gënjeshtrën dhe mashtrimin si normë në politikë…

Unë ndryshoj nga ju edhe nga fakti se…

Unë nuk i besoj SPAK-ut ndryshe nga disa që i besojnë apo thonë se i besojnë të dëgjojë ambasada!

Pra ju i besoni një SPAK-u i cili që nga krijimi i tij nuk ka dhënë asnjë provë të vetme drejtësie!?

Asnjë!

A dha drejtësi për TEATRIN?

A dha drejtësi për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës?

Ah po në Dibër lëshoi urdhër arresti për dy të vdekur!

A ju kujtohet?… çfarë tallje!

A dha drejtësi për kanabizimin me një dosje sa një mal nga Italia?

A dha drejtësi për incereratoret?

A dha drejtësi për vjedhjen gjigante të Portit të Durresit?

A i besohet një SPAK-u që ka vendosur në arrest shtëpiak kryetarin e Partisë më të madhe opozitare, kryetarin e partisë tuaj… e përseris pa asnjë akuzë?

Po ju drejtohem juve senatorëve të Partisë Demokratike që e kuptoni politikën shumë më mirë se unë!

Protestuesit e 20 shkurtit duan ndryshim real dhe jo vetëm një listë emrash për të mbajtur fjalime të bukura në Parlament!

Duhet të jemi të ndershëm në radhë të parë me veten pastaj edhe mbështetësit qe kanë PD-në të vetmen shpresë të shpëtimit dhe ndryshimit të Shqipërisë!

Zgjedhje me ketë qeveri nuk ka e nuk do ketë kurrë!

Zgjedhje sa kohë që sistemi i patronazhimit dhe patronazhistëve mbetet i paprekur nuk ka e nuk mund të ketë!

Të mos kemi asnjë iluzion!

Ai që bën fushatë me dajre e tepsia nuk është budalla por bën kështu sepse e ka kopsitur sistemin, këtë sistem që ne e kemi obligim ta çmontojmë!

Mund të bësh premtimet dhe programin më të bukur në botë por pa çmontuar sistemin mafioz të patronazhimit nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje!

Kush mendon ndryshe gënjen veten, gënjen edhe shqiptarët.

Shqiptarët do të na besojnë dhe na ndjekin por ne duhet të jemi seriozë para tyre.

Vendi duhet të shkojë në një periudhë tranzitore me një qeveri teknike…e jo qeveri Karabinash Luliste por një qeveri ekspertesh që:

E para të çmontojnë sistemin e patronazhimit!

E dyta te bëjnë sistemin e kartave të identitetit dhe pasaportave nga e para sepse tani ai sistem është në çantat e Spartakëve dhe “iranianëve” të patronazhimit.

Dhe e treta të përgatisë vendin për zgjedhje të lira, të drejta e jo nën kërcënimin e aktivistëve të rilindjes!

Partia Demokratike është partia që ka udhehequr vendin per 13 vjet dhe eshte e vetmja parti qe ka zhvilluar kete vend ka potencialet e duhura per ta nxjerre vendin nga kjo situate.

Ju qe keni qeverisur i njihni njerezit e ndershem.

Te krijojmë një ekip dhe me popullin mbrapa ta heqim këtë damblla.

Ju faleminderit.

About Redaksia

Check Also

Hierarki keqbërësish!

Nga Gent STRAZIMIRI Në çdo burg, ai që ka kryer krimin më të rëndë, më …