“Rilindja” në një përpjekje të dëshpëruar!

Nga Petrit VASILI

Sot rilindja në një përpjekje të dëshpëruar po kërkon te lidhë veten e saj me Partinë Socialiste, që u rrembye në vitin 2005 nga Edi Rama.

Kushdo e ka te qarte se kjo perpjekje qesharake eshte e asgjesuar ende pa nisur perballe fakteve te medha dhe teper te renda.

Partia Socialiste e dikurshme kishte shtetin mbeshtetes te te varferve faktorin kryesor dhe solidaritetin social te qytetareve si dy shtylla te filozofise politike te saj.

Por çka ndodhur realisht?

Mostra e rilindjes ne vitet e Rames e ka strukur shtetin poshte kembeve te oligarkeve, krimineleve dhe trafikanteve qe pastrojne para’.

Çfare tregojne faktet:

1.Qeveria rilindase i ka cuar pensionistet ne nivelin me te ulet te mbijeteses duke mos mundur qe ata te sigurojne plotesisht as ushqimin dhe trajtimin mjeksor me barna, pra zero solidaritet social.

2.Qeveria e rilindjes ka shkaktuar shpopullimin me te rende e largimin me masiv te te rinjve dhe zgjidhja rilindase ishin bangladeshasit dhe nepalezët, serish zero solidaritet social.

3.Kullat e ndertimit me para te pista kane qene filozofia rilindase dhe dhunimi i eger me gaz lotsjelles dhe shkopinj gome i qytetareve jane skena qe shihen shume shpesh dhe qe tregojne se qytetaret urrehen nga Rilindja dhe solidariteti social eshtd zevendesuar me dhunen dhe rrembimin.

4.Rilindja nga shendetesia falas perfundoi qe 60% e shpenzimeve paguhen nga xhepi, spitalet publike realisht po privatizohen, largimi i mjekeveve dhe infermireve eshte i frikshem dhe vjedhja me koncesionet i vuri vulen nje shendetesie qe ka zero solidaritet social per qytetarin.

5.Rilindja sot ka dhene me koncesion ose ka garantuar monopolet e oligarkeve ne te gjitha asetet me strategjike te vendit, porte, aeroporte, rruge kombetare, karburantet,telefonia e deri tek prokurimet publike, pra zero shtet dhe zero solidaritet.

6.Ka rrembyer si askush me pare pronat private ane e mbane vendit dhe jua ka falur oligarkeve dhe investitoreve gjoja strategjike mbas te cileve fshihet po vete, pra zero shtet dhe zero ligj.

7.Rilindja qe gjoja mbylli disa universitete private, menjehere me pas privatizoi universitetin dhe e katandisi ne nje universitet ku dhjetra dege teper te rendesishme mbyllen, niveli i studenteve bie ne menyre te frikshme, deget e mesuesise jane drejt zhdukjes dhe mijra studente ikin jashte vendit per te studjuar, pra zero solidRitet social.

8.Rilindja qe beri gjoja reformen ne arsim, me portal mesues per Shqiperine dhe te tjera dokrra rilindase prodhoi nje deshtim te frikshem me analfabetizem funksional qe vetem rritet dhe ku testi i Pisa i vuri vulen gjithshkaje dhe situates katastrofike te arsimit, serish zero sbteg dhe zero solidaritet.

9.Me mbeshtetjen dhe mbrojtjen e qeverise se Rames Shqiperia u kthye ne Kolumbine e Europes dhe nje baze e krimit te organizuar qe shtrihet deri ne SHBA,Amerike Latine dhe Lindjen e Mesme, zero shtet pra shtet i kapur mga mafia.

10.Korrupsioni i Qeverise se Rames eshte nje pandemi e vertete dhe ka mijra fakte, prova e dokumente tronditese mbi ate vete ministrat, kryetaret e bashkive dhe qindra e qindra zyrtare te tij.Inceneratoret Porti i Durresit, Teatri Kombetar, mijra tendera qe plckiten cdo dite e prodhojne rruge qe shemben jane vetem maja e ajsbergut te mostres rilindase, pra vjedhje e vetem vjedhje dhe zero solidaritet social.

A ka më ndonje gjurme te partise socialiste te dikurshme, ku eshte solidariteti social, ku eshte shteti i forte qe mbeshtet te varferit?

As edhe nje gjurme e vetme nuk ekziston ne kete moster rilindase, pervec urrejtjes per te varferit dhe dorezimit te shtetit tek mafia.

Partia Socialiste e dikurshme megjithe gabimet jo te pakta ne rrafshin politik dhe te qeverisjes, nuk ka as me te voglen lidhje me kete moster rilindase, qe nuk eshte nje parti, por thjesht nje mekanizem politik mafioz i diskredituar.

Cdo socialisti te ndershem, qe beson te ligji dhe tek shteti do ti vinte ndot qe te pranonte qe Ramat,Veliajt dhe banda e tyre te quhen socialiste.

Mijra socialiste e thone hapur e te perlotur kur ju prishin banesat se kane votuar per keta dhe jane mashtruar prej ketyre.

Ndaj kjo germadhe rilindase, qe qelbet ere korrupsion, mafie dhe krim e qe ka rrembyer shtetin dhe drejtesine duhet shembur ne radhe te pare nga socialistet vete, qe jane me te perdorurit dhe me te perbuzurit nga mostra rilindase e Edi Rames,Erion Veliajt dhe qindra hajduteve te tjere qe vetem me partine socialiste s’kane as me te voglen lidhje.

Socialisti dhe patronazhisti perjashtojne njeri tjetrin, sepse i pari lufton per bindjet e tij ndersa i dyti eshte thjesht nje mercenar i paguar.

About Redaksia

Check Also

Këto zgjedhje nuk kanë për të mbaruar kurrë pa një qeveri teknike për t’u ribërë

Nga Ndriçim KULLA Masakra e zgjedhjeve e 11 majit  duhet të mbeten çështja më serioze e …