Bardhi: Me Ramën nuk ka marrëveshje, ka vetëm dialog!

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi se, nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Ai u shpreh se, ka vetëm dialog, për të rikthyer jetën normale parlamentare në vend, duke plotësuar kërkesat legjitime të opozitës.

“Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni. Zgjidhja e kërkesave sjell normalitetin në Kuvend. Grupi parlamentar të PD i qëndron dakordësisë të arritur që dje në Konferencën e Kryetarëve. Nuk kam qëndrim për çfarë ka thënë Salianji, secili mund të mbajë qëndrimin e tij. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur dakordësinë në parim, për atë që kanë shprehur dje në mbledhje.

Me Ramën ka një dialog për t’i dhënë zgjidhje situatës në Kuvend, situatë që nuk është shkaktuar për shkak të opozitës, por se nuk janë plotësuar të drejtat e opozitës. Më 12 tetor nisi aksioni ynë, pasi na u rrëzuan dy Komisione Hetimore”, deklaroi Bardhi.

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …