Grimçi dhe Marku përshëndetin tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës

Irma Marku dhe Eda Grimçi, kryetare të degëve të PD nr 2 dhe 9 në Tiranë, kanë përshëndetur tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Vijmë sot si dy gra të forta, që çdo ditë përballemi me padrejtësitë. Ne kemi ardhur për t’ju thënë se kush përballet, fiton. Dhe shembullin më të mirë na e ka dhënë z.Berisha, që u përball dhe vazhdon të përballet”, tha Grimci.

Ajo tha se Irma, si demokrate, për më shumë se 1 vit u persekutua. “Mësuesja Irma Marku denoncoi një fakt që 500 nxënës ishin future në një palestër dhe gjoja po merrnin mësimdhënien. Ajo e denoncoi këtë fakt në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje ish-ministres Evis Kushi  që të merrte masat. Çfarë ndodhi? Ndaj zonjës Marku nisën procedurat për masa disiplinore. Por sot Gjykata Administrative vendosi që të rrëzojë masat disiplinore”, tha Grimçi.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …