Luli do përjashtojë edhe ca të tjerë që kishte harruar

Mblidhet sot grupi parlamentar i PD. Takimi në fjalë është kërkuar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi, njëherësh dhe nënkryetari i PD, ku do të informojë deputetët për mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.

Kujtojmë se dje në Konferencën e Kryetarëve u vendos që palët të diskutonin për objektet e hetimit për dy komisione hetimore, atë të koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.

Po sot, Pengu ka njoftuar një mbledhje, e cila, sipas tij, do të nisë në orën 17:00. Duke iu referuar burimeve, pritet që Pengu të përjashtojë deputetë të caktuar që i janë bashkuar Partisë Demokratike së fundmi.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …