Shënoi gol ndaj Barcelonës, Rrahmani: Ne u larguam me kokën lart!

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm të Napolit ndaj Barcelonës mbrëmë, ndërsa kampioni italian u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht me rezultat 1:3.

Loja e parë në Itali ishte mbyllur pa fitues, 1:1, ndërsa gjiganti katalunas eci në çerekfinale falë fitores në shtëpi.

Ylli nga Kosova e arsyeton eliminimin me mungesë presioni ndaj kampionit aktual spanjoll.

Sidoqoftë, ai është krenar me rrugëtimin e Napolit në këtë edicion në Champions.

“Ne u larguam me kokën lart, e bëmë një përballje direkte dhe shfaqje sulmuese. Natyrisht, është dashur të bënim më mirë tek golat e tyre dhe ta barazonim rezultatin”, u shpreh qendërmbrojtësi kosovar.

“Fatkeqësisht, kur nuk i shfrytëzon mundësitë kundër një kundërshtari të fortë, do ta paguash këtë”, shtoi ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Dinamo Zagrebit dhe i Veronës.

Fermin Lopez dhe Joao Cancelo shënuan në hapësirën e 120 sekondave, ndërsa Rrahmani iu dha shpresë përkohësisht napolitanëve me golin e bukur që e shënoi.

Jesper Lindstrom e lëshoi mundësinë ta barazonte rezultatin në 2:2, ndërsa më pas Robert Lewandowski e mbylli çështjen e fituesit.

“Ne tentuam ta përdornim presionin e lartë, por kjo nuk funksionoi në të vërtetë. Madje, kjo ia mundësoi Barcelonës që të kishte kundërsulme të ndryshme. Ne nuk bëmë presion të efektshëm”, përfundoi Rrahmani.

Tash, Napoli do ta ketë fokusin në Serie A, ku synon ta mbyllë sa më mirë të jetë e mundshme, ndonëse në këtë edicion nuk i ecën punët mirë në kampionatin italian.

 

About Redaksia

Check Also

100 gjilpëra për të fituar titullin e parë të madh!

Nga Erik Peters, BILD A do t’ia qëllojë ai këtë herë? Nesër në Berlin, kapiteni i …