Arrestimi i Berberit, amnisti për Gjiknurin, Ballukun dhe Ramën!

Pas arrestimit të kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi ka reaguar edhe kryetari i FRPD, Besart Xhaferri. Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se, arrestimi i Berberit është amnisti për Gjiknurin, Ballukun dhe Ramën.

Reagimi

Rrugët e florinjta të lëna rrugëve, arrestimi i Berberit, amnisti për Gjiknurin, Ballukun dhe Ramën!

Rrugët kanë rezultuar një minierë ari për Rilindjen, teksa ndonëse asnjë aks i rëndësishëm nuk ka përfunduar, shqiptarët kanë paguar për rrugët më shumë se asnjë vend në Evropë.

Ervis Berberi në krye të ARRSH ka kryer gjenocid mbi fondet publike me bekimin e ministrave të linjës, Gjiknuri dhe Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ervis Berberi është shëmbylltyra e sektit të Rilindjes, teksa në postin e drejtorit i ka kaluar miliona euro kompanive të tij.

Si në asnjë vend të botës në Shqipëri ka shkuar deri ne 26 milionë euro kilometri i një rruge.

Ervis Berberi është një marionetë e Ballukut, Gjiknurit dhe Ramës, ndaj arrestimi i tij është amnisti për ta.

SPAK duhet të shkojë tek përfituesit e vërtetë të vjedhjes së shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …