Këlliçi: 650 mijë euro pagesa për udhëtimet e zyrtarëve të lartë të lidhur me bandën e inceneratorëve

Një kompani austimi, e quajtur “One Exlorer” ka përfituar 650 mijë euro, në periudhën 2018-2021, nga dy llogari të ndryshme, pagesa këto që kanë lidhje me inceneratorin e Tiranës. Denoncimi është bërë nga anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, gjatë një interviste në Euronews Albania.

“Grupi i ekspertëve pranë PD po heton të gjitha pagesat që i janë bërë One Explorer, një kompanie austimi, që ka marrë 650 mijë euro, nga dy llogari të ndryshme në periudhën 2018-2021, ku dalin të gjitha udhëtimet e zyrtarëve të lartë të shtetit të lidhur me bandën që ka drejtuar inceneratorët”, tha Këlliçi.

Ai tha se dokumentet do të depozitohen në SPAK duke iu bashkangjitur atyre të mëparshme në kuadër të fakteve dhe provave që opozita ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi tha se ka shumë pak besim te SPAK.

Nga dokumentet e publikuara rezulton se Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfshirë totalisht në aferën e inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekzsiton edhe pse çdo ditë miliona nga taksat e shqiptarëve derdhen në llogaritë e bandës. SPAK pasi vendosi nën sekuestro preventive inceneratorin që nuk ekzsiton, duket se ka ndalur thellimin e hetimeve, duke i siguruar në këtë mënyrë një paprekshmëri Erion Veliajt.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …