Noka: Nuk ka marrëveshje me Ramën, ka vetëm ulje në tryezë për të diskutuar!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka folur mbi dakordësinë PD-PS, për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Noka u shpreh se nuk ka marrëveshje me Edi Ramën por ka vetëm një ulje në tryezë për të diskutuar kërkesat e opozitës.

“Kjo situatë e agravuar prej 5 muajsh, sigurisht që do kishte një rrugë ku do futej zgjidhja. Ne hymë në këtë rrugë të detyruar. Komisionet Hetimore i detyron Kushtetuta. Ne kemi dërguar në parlament 8 kërkesa për Komisione Hetimore.

Kushtetuta thotë që kur Komisioni Hetimor firmoset nga 35 deputetë, automatikisht Kuvendi është i detyurar të ngrejë Komision Hetimor. Komisioni i Reformës Zgjedhore, 33 vjet konsensual bipartisan, nuk u konsiderua. Sigurisht që ne të detyruar u futëm në këtë rrugë, sepse parlamenti humbi legjitimitetin e tij.

Mbase qeveria pas 5 muajsh betejë, mes opozitës dhe qeverisë në parlament u detyrua të konsiderojë kërkesat tona. Nuk flitet për marrëveshje. Nuk ka marrëveshje, as nuk do ketë marrëveshje me Edi Ramën. Ka vetëm një ulje në tryezë për të diskutuar kërkesat tona”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Arrestimi, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës ja fut vrapit

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në …