Hysaj: Kërcënimet me jetë të gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj alarm për median!

PD thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe BE

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARES SË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN NË PD, JOLA HYSAJ

Kërcënimet, deri edhe me jetë, ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj, përbëjnë një shqetësim jo vetëm për median, por janë alarm për gjendjen e lirisë së shtypit, shprehjes së lirë, të drejtave bazike në diktaturën propagandistike të Ramës.

Partia Demokratike dënon çdo sulm ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë për çdo kërcënim, gjuhë urrejtjeje apo shantazh ndaj gazetarëve.

Ola Xama dhe Isa Myzyraj janë dy gazetarë profesionistë, të qartë në përkushtimin ndaj kodeve të gazetarisë dhe të vendosur për të mos bërë kompromise me pushtetin, për një arsye apo një tjetër.

Kërcënimi i tyre, pak kohë pas pengmarrjes nga prokurorët e SPAK të kolegut të tyre Elton Qyno, të cilën ne e kemi dënuar me forcë, dëshmon se pushteti, duke përdorur edhe mashat e veta në drejtësi, kërkon që të mbyllë derën e të vetmit zë pjesërisht të pavarur, siç është media.

Ky intimidim i gazetarëve e dimë se ku e ka burimin: te gjuha arrogante dhe fyese e kryeministrit. Te rekordi i tij i zi në raport me gazetarët, te mbyllja antiligjore e Agon Channel dhe sekuestrimi i Ora News, te shantazhi ndaj Lapsi.al për publikimin e listeve të patronazhistëve, për sulmet kibernetike ndaj Syri.net, apo portaleve të tjera, që nuk i bien fyellit në vrimën e qeverisë.

Janë këto qëndrime që kanë çuar në në rënies e treguesve të lirisë së medias në Shqipëri sipas Reporterëve pa Kufij. Në raportin e fundit kjo organizatë thekson: Veçanërisht të kërcënuar janë gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin. Gratë gazetare, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të profesionit, përballen me ngacmime në internet. Vetëcensura është e përhapur.

Partia Demokratike i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe institucioneve të Bashkimit Europian të reagojnë për shkeljen flagrante të lirisë së shtypit dhe të shprehjes në një vend kandidat.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …