Krimi nuk ndalet! Pas Fushë-Krujës, qëllohet me armë një person në Shkodër

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Pas ekzekutimit të Gentian Bejtjes në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës, një tjetër atentat ka ndodhur, këtë herë në Shkodër.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj Gent Larushkut. Sipas të dhëna, Larushku u ka shpëtuar plumbave të qëlluar ndaj tij.

Policia Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale? Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, tek beteja ligjore, a parashikohet edhe ankimimi në Gjykatë Kushtetuese …