Miratohen Komisionet Hetimore, Bardhi: Ja si do kryhet hetimi parlamentar

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, të kërkuara nga opozita, si dhe është dakordësuar ngritja e një grupi pune, që do të marrë në shqyrtim ligjet që kërkojnë miratim me shumicë të cilësuar.

Komisionet Hetimore që janë miratuar janë ato për Koncesionet në Shëndetësi dhe për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Komisioni Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit.

Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit.

Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Gjithashtu edhe komisioni për hetimin e TIMS do të ketë të njëjtën përbërje dhe po të njëjtën kohëzgjatje.

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se do të nisë menjëherë puna në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

“Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi.

Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chep-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin tims. Këto kanë qenë shqetësimet tona.

Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj”, tha ai.

Bardhi tha se hetimi parlamentar, me përjashtim të rasteve kur prek sigurinë kombëtare, do të jetë transparent, pra mbledhjet do të jenë me dyer të hapura.

Ai tha se janë zgjedhur këto dy kontrata në fushën e shëndetësisë, pasi ka indicie të mjaftueshme, bazuar edhe në raportin e KLSH-së, për të hetuar dhe për të mbrojtur paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke propozuar masa konkrete.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ 1 milion euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës!

Nga Boldnews.al Gjatë mesit të të qershorit 2025, emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, si …