Berisha: Beqja hyn e del në SPAK si në selinë e PS! Prokurorët po e akuzojnë thjesht për shpërdorim detyre

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar ka akuzuar prokurorët e SPAK se nuk e po akuzojnë Ilir Beqajn për korrupsion siç e meriton, por veç për shpërdorim detyre. Berisha tha se, ish-ministri i Edi Ramës hyn dhe del në SPAK, si në selinë e PS-së.

“Ndaj qytetarë, duhet të pyesni se çfarë po ndodh me ju, kush po e paguan, ftoj qytetarët të pyesin kush po paguan faturën e këtij rrënimi të shëndetësisë?

Ata dhe vetëm ata se ministrat, qeveritarët, shërbimet i marrin nëpër botë, në spitalet më moderne, edhe kur ndonjëherë bien në mbidozë nga kokaina se tani kanë filluar kokaina-party. Shkojnë në spitale të veçanta për t’u shkumëzuar.

Po pse ky rrënim?

Sepse 400 milionë euro vidhen vetëm me PPP-të në shëndetësi.

Miqtë e mi, edhe njëherë i ftoj qytetarët të shtrojnë pyetjen: çfarë po ndodh me kujdesin e tyre shëndetësor?

OBSH deklaroi para një muaji se shqiptarët paguajnë për kujdesin e tyre shëndetësor 60 përqind nga xhepi i tyre, se ata paguajnë dy herë më shumë se paguanin në vitin 2013.

Po pse, ku shkojnë këto para? Këto para i vjedh Edi Rama me ministrat e tij.

Do ju sjell një shembull.

Sterilizimi kushtonte gjer në vitin 2013, 800 mijë euro. Blemë një aparaturë ultramoderne, ndërtuam spitalin, e instaluam për të pasur sterilizim të cilësisë më të lartë.

Çfarë ndodhi? Ia dhanë mikut të Edi Ramës, muratorit, i cili me diplomë mjeku kishte një skuadër ndërtimi me dy punëtorë në Itali.

Tani miq, ju e keni ndjekur gjyqin. Nuk ka krim më të shëmtuar. Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit. Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit.

Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj i dha kompanisë së Edi Ramës dhe vetes, aparaturën e blerë gratis dhe katin e spitalit, energjinë elektrike falas, ujin falas.

Dhe më e keqja, më e zeza, çdo muaj përjashtoheshin nga operacionet 1 mijë shqiptarë, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet kirurgjikale.

Çdo muaj 1 mijë, në një vit 12 mijë, në 5 vite, 60 mijë. Po sa prej tyre kanë vdekur se nuk arritën të operoheshin.

Miq, Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS. E dini se ç’po ndodh?

Beqen, i cili ka firmosur kontratën e sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur hapjen e tenderit për sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur pikët për kompaninë e muratorit të Edi Ramës, Beqën i cili ka firmosur dhënien e ujit dhe energjisë falas kompanisë së tyre, Beqën që ka firmosur dhënien e aparaturës falas dhe katit dhe lokaleve kudo në Shqipëri, Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre.

A nuk janë kriminelë këta prokurorë që veprojnë në këtë mënyrë kur kjo ka kushtuar qindra e qindra jetë?

About Redaksia

Check Also

Lul euroatlantiku bën një postim në facebook, tregon çfarë do bëjë kur të jetë kryeministër

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen. Këtë …