Berisha: Rama ju dikton mediave të tij që të censurojnë çdo fjalë tuajën që ju thoni këtu

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës nga dritarja e banesës akuzoi Edi Ramën se ka urdhëruar mediat që të censurojnë fjalën e pjesëmarrësve në tubimin e përnatshëm qytetar. Berisha ftoi përsëri çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo betejë është për secilin prej tyre.

“Të dashur miq, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës, të të ardhmes.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj, për angazhimin tuaj të përnatshëm, për fjalët tuaja frymëzuese për çdo shqiptar.

Miqtë e mi, ju përballeni me një censurë të egër staliniste.

Edi Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj.

Treguesi më i fuqishëm i vërtetësisë të fjalëve që ju thoni këtu në Rrugën e Shpresës, në parlamentin e lirisë.

Por dua t’u garantoj se sa më shumë përpiqet Edi Rama t’i mbështjelle më vellon e zezë të censurës fjalët tuaja, aq më shumë ato oshëtijnë në veshët, zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

Aq më shumë ato dëgjohen, kalojnë nga njëri te tjetri si të vërteta që fshihen nga ky regjim dhe që njerëzit duhet t’i dinë.

Miqtë e mi, unë përsëri sonte ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo betejë është për secilin prej tyre.

Se kjo betejë është për liritë e tyre, dinjitetin e tyre, mirëqenien e tyre, arsimimin e tyre.

Se kjo betejë është edhe për shëndetin, kujdesin shëndetësor që ata meritojnë.

Dhe në këtë betejë unë i ftoj ata të mos harrojnë për asnjë moment krahasimin.

Çfarë ndodhi nga viti 2013 gjer sot me pagat, çfarë ndodhi me vendet e punës, çfarë ndodhi me arsimin, çfarë ndodhi në të gjitha fushat.

Në 10 vite, koha për shqiptarët u kthye në kohën e mosbesimit, në kohën e largimit të tyre masiv nga Shqipëria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Inceneratori i Tiranës/ Berisha: Dumani lëshoi 9 mandate, që të gjithë në arrati, sepse u mori gjobën!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kreut të SAK, …