Arjan Hoxha, ekspert sigurie, duke marrë fjalë në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se pa arsim, pa shëndetësi dhe pa siguri nuk mund të zhvillohet një shoqëri.
Hoxha, ish-drejtues i lartë i policisë, tha se krimi është i lidhur me politikën, ndërsa në çdo fushatë shihni kriminelët se si tjetërsojnë votat.
“Sot bandat kriminale caktojnë drejtorët e policisë”, tha Hoxha. Ai shtoi se në 2005, bandat u përballën me ligjin, ndërsa sot bandat caktojnë jo vetëm drejtuesit e Policisë së Shtetit.
“Ndaj sot qytetarët kanë shpresën te Sali Berisha, uroj që ky regjim një orë e më parë të marrë atë që i takon. Nga Sajmir Tahiri te Taulant Balla, këta janë të lidhur me krimin, por do përballen një pas një me drejtësinë”, tha Hoxha.