Në ditën e 77, ish-drejtuesit të ‘Lëvizjes Dhjetori ’90’, Bislim Ahmetaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën maratonë në mbështetje të lideri të opozitës, Sali Berisha në ‘Rrugën e Shpresës’. Ahmetaj theksoi se, të gjitha hallet e folësve që kanë treguar në podiumin e ‘Rrugës së Shpresës’, do të përfshihen në programin e PD-së i cili shumë shpejtë do të jetë fituese dhe forca qeverisëse.
Ish-drejtuesi i Lëvizjes Dhjetori ’90 tha se, shqiptarët besojnë te Sali Berisha duke e treguar për 77 ditë me radhë, dhe se ai frymëzon qindra e mijëra të rinj për çdo natë.
“Ju vini këtu me zemër në dorë, vini këtu me vullnet të lirë, vini këtu se i besoni PD, i besoni Sali Berishës, i besoni të vërtetës.
Përshëndetjen e dytë e kam për ata njerëz që për 77 ditë kanë hipur në këtë podium dhe me fjalë shpirti, me fjalë zemre kanë shkruar programin e ardhshëm të PD të Shqipërisë, programin e fitores.
Ata kanë sjellë hallet e gjimnazistëve, kanë sjellë hallet e studentëve, kanë sjellë hallet e pensionistëve, kanë sjellë hallet e fermerëve shqiptarë, kanë sjellë të gjitha problematikat që qeverisja e majtë e korruptuar e Edi Ramës ka mbjëllë në këtë vend në 11 vite.
Ata janë shkruesit e programit të fitores së PD-së dhe unë kam besim që vëmendja jonë ka qënë që të gjitha fjalët e tyre të jenë pjesë e programit të fitores.
Fjala ime në rend të tretë është për Sali Berishën. Në zyrë i kam thënë që unë nuk jam një njeri u dashuruar me ty por unë të respektoj, një njeri që respektoj punën tënde, atë që ke bërë për Shqipërinë, atë që ke bërë për Kosovën, për kombin. Atë që ke bërë në këto 30 vite dhe vazhdon ta bësh.
Sali Berisha nuk është njeri i zakonshëm, ai është stereotip. Ai është në katin e 7-8 të këtij pallati prej 77 ditësh dhe çdo natë frymëzon qindra mijëra të rinj. Më gjeni një njeri në Shqipëri që ka kaq shumë vullnetarë pa pagesë sa ka Sali Berisha.
Ne i besojmë atij sepse ai beson te e vërteta. Ne i besojmë atij, sepse për 77 ditë që është ngujuar në shtëpinë e tij me urdhër të një bande të një seksioni të PS që është ngujuar në SPAK, nuk është thirrur një herë. A nuk mjaftuan 77 ditë që të zbardhet çështja për të cilën akuzohet zoti Berisha?
Këtë pyetje e kam për atë që mban mbiemrin e të penduarit të drejtësisë që ka furnizuar me para gjithë gjyqtarët e Shqipërisë, ja u kujtoj mbiemrin, Dumani.
Këtë pyetje e kam edhe për ata gjyqtarë që janë pjesë e seksionit të PS. Dje e dëgjuat kryeministrin më antishqiptar, i cili tha se 29 mijë e disa anëtar janë anëtarësuar në PS përgjatë kësaj periudhe, sa janë në SPAK, sa janë në GJKKO, sa janë në prokurori, sa janë në organet e drejtësisë, sa janë në Gjykatën e Lartë.
Ka kohë që luhet me durimin e demokratëve. Ka kohë që ne e përmbajmë veten. Ne e treguam se sa jemi në 20 shkurt, por shumë shpejtë do të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë, në mënyrë që Edi Rama ti shkurtohet dita dhe në Shqipëri të udhëheqi një qeveri teknike deri në zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Ahmetaj.