Berisha: Koha të përballemi me Edi Ramën, Dumanët dhe fundërrinat e tjera!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka bërë thirrje për përballje me Edi Ramën, Dumanët dhe fundërrinat e tjera, që sipas tij, mendojnë se do të bëjnë parzmoren e krimit elektoral.

“Miqtë e mi, beteja pa kthim është jetike, vendimtare.

Mos harroni, çdo demokrate dhe demokrat, por çdo qytetare dhe qytetar i këtij vendi, që beson se qytetarët shqiptarë duhet të votojnë të lirë, se pushteti duhet të ndërrohet me votën e lirë, të mos harrojë se përveç hajdutëve të votës, përveç Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale, ka edhe një bande tjetër, armike të egër të votës së lirë dhe kjo është banda e Spakut.

Banda që mbyll dosjet e krimit monstruoz elektoral, njëlloj siç mbyll dosjet e vjedhjeve të qindra e qindra milionë eurove nga qeveritarët.

Miqtë e mi, më thoni mua, a mundet që kriminelët e dosjeve elektorale të mos dënohen?

Ndaj dhe koha është të përballemi me Edi Ramën, të përballemi me Dumanët dhe fundërrinat e tjera që mendojnë se do të bëjnë parzmoren e krimit elektoral, të vjedhjeve të qeverisë.

Vetëm përballja jonë, vetëm beteja pa kthim është përgjigjja e shqiptarëve, është shpëtimi i Shqipërisë, është shpëtimi i të ardhmes tonë.

Fatin në duart tona, ne jemi zotër të fatit tonë, ne do fitojmë.

Edhe njëherë ju falënderoj dhe ftoj shqiptarët të bashkohemi se fitorja është me ne, se e ardhmja është me ne, se ne jemi të armatosur me të vërtetat e çdo individi, me të vërtetat e shoqërisë dhe kombit.

Jemi të pathyeshëm.

Jemi fitimtarë.

Jemi zotër të kësaj toke dhe ne do fitojmë.

Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …