Deputetët e PS s’lejuan inspektimin e djegies së spitalit të ri sepse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS-së se nuk lejuan inspektimin e djegies së spitalit të ri. Berisha tha se, e fshehin sepse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë’, tha Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë të mbështetësve të liderit të opozitës.

“Miqtë e mi, gjendja është emergjencë, Shqipëria po trajtohet si pronë e krimit.

Sot deputetët kërkuan në komision të inspektojnë djegien e spitalit të ri.

I sapondërtuar, u dogj dy herë. Deputetët socialistë votuan kundër sikur të ishte bazë e armëve më sekrete.

Turp, turp, turp!

Shikoni se si duan të mbijetojnë, të fshehin kudo krimet e tyre.

Po në qoftë se zjarri nuk kishte autor, pse e fshihni?

E fshihni se ju jeni zjarrvënësit e vërtetë.

E fshihni se është ish-kunata e Ramës drejtoreshë.

E fshihni se ministra është favoritja e tij.

E fshihni sikur të ishte pasuri personale e juaj dhe jo pasuri publike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …