Ish-drejtori i ALUIZNI-t ka falsifikuar edhe dokumentat për ndërtimin e legalizimin e hotelit të tij 7 katësh

Prokuroria e Sarandës ka shtuar një tjetër akuzë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Sarandë, Mariel Murati, i shpallur në kërkim prej 3 ditësh. Ndryshe nga sa u tha në fillim se ai dyshohej vetëm për “ndërtim të paligjshëm” sipas nenit 199/a/4, ndaj Mariel Muratit rëndon edhe akuza “falsifikimi i dokumenteve” sipas nenit 186 të Kodit Penal. Nuk dihet realisht se ku konsiston falsifikimi i kryer nga ish-Drejtori, në rastin konkret në cilësinë e pronarit të hotelit 7-katësh të ndërtuar pa leje dhe legalizuar më pas, por në komunikatën zyrtare të shpërndarë sot nga Gjykata e Sarandës pas caktimit të masave të sigurisë, rezulton se Murati kërkohet me dy akuza.

Gjykata e Sarandës vendosi sot masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 2 zyrtarë të ASHK Sarandë dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të IMT Bashkia Sarandë, IKMT dhe ASHK Sarandë. Për dy prej këtyre të fundit u shtua edhe masa “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” duke i pezulluar nga detyra e inspektorit të IMT pranë Bashkisë Sarandë.

Të hënën ndërkohë, pritët të dalë para Gjykatës edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, i cili u vetëdorëzua sot në një nga pikat e kalimit kufitar. Në kuadër të këtij operacioni mbeten ende në kërkim Mariel Murati dhe ish-Drejtoresha e ASHK Sarandë, Kozeta Statha, për të cilën ka një tjetër urdhër arresti të lëshuar në mars 2022.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …