Sejamini: Gjykata e Lartë i dha të drejtë Berishës!

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Gjykata e Lartë pasi ka verifikuar vendimin e Gjykatës së Apelit ka zbuluar shumë shkelje në të ashtuquajturin gjyq për vulën e PD-së. Sipas Sejaminit me vendimin e Gjykatës së Lartë u legjitimua se ajo që ka bërë Berisha ka qenë brenda ligjit.

“Sot është zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë dhe ajo e ka kthyer në shkallën e parë. Ishte e arsyetuar mirë. Gjykata e Lartë thotë këtë gjë.  Çështja në gjykatën e shkallës së parë ka qenë. Rithemelimi çoi dokumentet për t’u regjistruar, për statusin e ri dhe vendimet e Kuvendit që mblodhi Berisha dhe ia njou këto ndryshime. U munduan të hynin palë të tjera, por gjykata tha se ky është vetëm një akt regjistrimi, sepse partitë regjistrohen në gjykatë. Gjykata e Lartë thotë se Gjykata e Apelit ka bërë dy gabime kur ka pranuar palë z. Alibeaj, që s’ka lidhje dhenga një çështje regjistrimi e ka kthyer në një çështje konflikti mes palëve.

Gjykata e Apelit duhet të kishte parë dokumentet e Rithemelimit për të marrë vendimin se kujt i përket PD. Vendimi i Gjykatës së Lartë e trajton vendimin e Apelit si një trupë diletante, amatore, ndoshta edhe të shitur dhe gjen shkelje elementare. Pra ti po gjykon çështjen A, por Gjykata e Apelit shqyrton çështjen B, ka shkelur procedura, çdo gjë.

Po të lexosh vendimin kupton që i bënë vërejtje elementare gjykatës së Apelit dhe ka shkelur çdo gjë. A ka qenë legjitim ajo që ka bërë Berisha dhe sot nuk ka pikë dyshimi për këtë gjë. Mënyra si janë marrë dokumentet janë në shkelje të ligjit”, tha Sejamini.

About Redaksia

Check Also

Konsulli që denoncoi Ballën për trafik prostitucioni me moldave dhe lidhjet me tre bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se është një ushtar …