Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi 500 mijë euro u dënua me 1 vit, pastruesja me 7 vite burg

Lideri i opozitës, Sali Berisha e cilësoi regjimin e Edi Ramës një alarm për çdo shqiptar në këtë vend. Duke e cilësuar drejtësinë e re si një organizatë kriminale, Berisha tha se drejtoresha e Edi  Ramës që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua me një vit, ndërsa pastruesja që ia ruante, u dënua me 7 vite.

“Ky regjim është alarm për çdo shqiptar.

Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi.

Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re.

E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite.

Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit.

A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot.

A mund të vazhdohet? Asnjë ditë.

Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim.

Presin fitoren e mosbindjes civile”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …