Denoncimi i Këlliçit nga Burreli: Kryebashkiaku Agron Malaj i ka dhënë vëllait leje për HEC

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Burrel, ka akuzuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj për korrupsion.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi deklaroi se Agron Malaj i ka dhën të vëllait të tij lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi të Ulzës. Gjithashtu, sipas tij, vëllai i kryebashkiakut të Matit është i përfshirë edhe në aferën e Inceneratorit të Tiranës, pasi vjedh çdo muaj 32 mijë euro.

“Kush e ka merak situatën e PD-së, të vi këtu në Burrel dhe të shohë që Partia Demokratike është në këmbë, më e bashkuar sesa kurrë dhe më e fortë sesa kurrë, dhe ka vetëm një qëllim, fitoren në zgjedhjet e 2025 dhe kthin e PD-së në pushtet, dhe kthimin e shpresës në Shqipëri. Ju falënderoj për ftesën, por nuk ndjehem mirë kur shoh moshën mesatare në Burrel, ku pjesa më e madhe e rinisë është laguar dhe pjesa tjetër i ka humbur shpresa.

Kreyetarja e PD-së së Burrelit, Denisa më bëri një pyetje: A mos e le denoncimet për Inceneraotorin meqë ke ardhur në Burrel? Por edhe në Burrel, na del çështja e Inceneratorit. Kryebashkiaku banditi që është në krye të Bashkisë Burrel, Agron Malaj, përmes së vëllait të tij, çdo muaj vjedh 32-mijë euro me Inceneratorin fantazmë të Tiranës?

Njihni ju biznesmen që kanë vendosur 4 kamera në landfillin fantazëm dhe fiton një shumë të tillë? Kush është ky që ndërton hotelin më të shtrenjtë në Shqipëri, në Dhërmi, me dhjetra milionë euro? Ndërkohë që unë bëja këtë pyetje, mora vesh që është vendos një rekord botëror në Burrel, ku kryetari i Bashkisë, i ka dhënë leje vëllait të vet, leje për hidrocentralin në afërsi të Ulzës. Ku keni parë nivel të tillë korrupsioni?”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …