Pronat e ushtrisë, ish-komandanti i Forcave Detare: Rama tentoi të më joshë që të tërhiqja kallëzimet

“Kryeministri Rama nuk thotë dot nesër, kur të dënohen personat nën hetim, se kanë ngrënë kumbulla dhe dardha në kurriz të tij”. Kështu shprehet ish-komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, i cili në një postim në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të bujshme, pasi thotë se kryeministri Rama ka tentuar ta joshë me një post të lartë për të tërhequr kallëzimin për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, e më konkretisht të Bazës Detare në Sarandë.

Meçollari thotë se Rama nuk ka më alibi për këtë çështje, pasi është informuar nga ish-admirali me një shkresë, përpara se të bënte kallëzimin në SPAK. Sipas tij, kryeministri e ka thirrur 2 herë dhe i ka kërkuar ndjesë, duke i premtuar se do t’i revokote urdhrin e lirimit nga Forcat e Armatosura.

Gjithashtu Rama i kishte ofruar edhe detyrën Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit, por kjo nuk është pranuar nga Artur Meçollari. Ndërkohë, ky i fundit reagon se në datën 9 nëntor 2020, ora 17:30, Ambasadorja e SHBA Znj. Yuri Kim i ka rekomanduar Ramës në zyrën e tij të heqi dorë nga Baza Detare e Sarandës, si një akt korruptiv.

Postimi i Artur Meçollarit

Përse Rama nuk do t’ja dijë cilat janë arsyet e hetimit për procedurat e lidhjes së dy kontratave dhe dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës?

Nuk ka më alibi.

1) sepse është informuar nga unë me një shkresë të gjatë prej 21 faqe (21 dhjetor 2020) tre muaj përpara se të bëja kallëzimin penal në SPAK (31 mars 2021).

2) nëpërmjet Agaçit më ka thirrur dy herë (14 shtator 2920) dhe më ka kërkuar ndjesë dhe më premtoi se do të revokote urdhërin e lirimit tim nga FA. Rama e di se lirimi im erdhi për shkak të kundërshtive për Bazën Detare të Sarandës.

3) herën e dytë që më thirri Agaçi (23 janar 2021) më njoftoi propozimin e KM Rama që të merrja detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit.

4) por më e rëndësishmja, sepse në datën 9 nëntor 2020, ora 17:30, Ambasadorja e SHBA Znj. Yuri Kim i ka rekomanduar Ramës në zyrën e tij të heqi dorë nga Baza Detare e Sarandës, si një akt korruptiv.

Pra, KM Rama nuk thotë dot nesër, kur të dënohen personat nën hetim, se kanë ngrënë kumblla dhe dardha në kurriz të tij. Rama hoqi Xhaçkën nga Ministre e Mbrojtjes, po nuk hoqi dorë nga Baza Detare e Sarandës.

Por si u dorëzua Baza Detare e Sarandës dhe roli i Bajram Begajt:

Shkruan Artur Meçollari

Aktet zyrtare dhe roli i Bajram Begaj në dorëzimin e Bazës Detare të Limionit, Sarandë, tashmë nën “sekuestro preventive”

Procedura e dorëzimit të bazës detare të Sarandës ka nisur me shkresën e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Barjam Begajt, më datën 19 gusht 2020, vetëm 20 ditë mbasi ka marre detyrën. Ajo ks zgjatur rreth dy vjet.

Komanda e FD i ka kthyer përgjigje disa ditë më vonë Shefit të SHPFA Bajram Begaj, firmosur nga Shefi i Shtabit të FD, kapiten i rangut të dytë Sabri Gjinollari, duke i propozuar që komisionin për vlerësimin e kërkesave operacionale dhe dorëzimin e bazës së Sarandës kompanisë “Marina Bay Saranda”, sipas kushteve të kontratës, ta ngrejë ai në SHPFA.

Por, general Begaj ka insistuar për dorëzimin e bazës detare nga Forca Detare, me anë të një shkrese tjetër, nr. 1619, që i ka dërguar Forcës Detare më datën 12 mars 2021, ndërsa gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia kishte marre detyrën në shtator 2020. Në maj 2022, me urdhër të gjeneral Begaj, Komanda Logjistike ka vënë në dispozicion të Komandës së Forcës Detare mjete transporti për boshatisjen e Bazës së Limionit, kur dhe ndoshi dorëzimi faktik. Në 6 mars 2023, me vendim të GJKKO baza u vu në “sekuestro preventive” duke iu kthyer përsëri Forcës Detare.

Sipas Vendimit të Gjykatës së Lartë, aktet e dorëzimit të Bazës Detare të Sarandës, me sipërfaqe prej 39.466 m2,, pa i lënë asnjë m² Forcës Detare, në zbatim të VKM nr. 514 dhe kontratës së dates 16 korrik 2020, ka vijuar si më poshtë:

  1. Me shkresën nr. 2, datë 7.5.2021 të dërguar nga kompania “Marina Bay Saranda”, mbërrin në Komandën e Forcës Detare një propozim për ambientet e Forcës Detare dhe, me konkretisht, kompania e sipërcituar i propozon Forcës Detare ndërtimin e:- Depo Armatimi 150 m2; ambiente funksionale 450 m2; ambient parkimi dhe depozitë karburanti 6000 m2: kalatë për ankorimin e 2 mjeteve lundruese nga 20 ml sipas skicës; një post ankorimi për anije deri në 90 ml sipas nevojës .
  2. Komanda e Forcës Detare, firmosur nga gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia, më datë 02.08.2021, me shkresën nr. 2825 prot., miraton propozimin e administratorëve Genard Kastrati dhe Viron Hamzai për ndërtimin e objekteve dhe përcaktimin e sipërfaqeve funksionale në interes të KFD
  3. Akt Marrëveshjen nr. 4389, datë 10.12.2021, midis FD dhe “Marina Bay Saranda”, firmosur nga gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia “Akt-Marrëveshje me kompaninë “Marina Bay Saranda për dhënien e aksesit për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekteve në interes të komandës së forcës detare dhe lejimin për kalimin e mjeteve dhe të personelit që do të punojnë për ndërtimin e dallgëthyesit në pronat në administrim të komandës së forcës detare. Gjiri i Limionit, Sarandë”;
  4. Amendamenti nr. 1, me nr. 724, datë 4.3.2022 të Akt Marrëveshjen nr. 4389, datë 10.12.2021, firmosur nga kundëradmiral Adnand Agastra;
  5. Urdhërin e Komandantit të FD nr. 90, datë 12.3.2022, “Për krijimin e komisionit për dorëzimin e pronës nr. 696 (baza ndihmuese)..”, firmosur nga kundëradmiral Adnand Agastra;
  6. Dhe në fund me procesverbali e dorëzimit të bazës nr. 875/2, datë 30.3.2022 dhe nr. 10, datë 29.3.2022, të komisioni i ngritur me urdhër të Komandantit të FD nr. 90, datë 12.3.2022, me kryetar firmosur nga kundëradmiral Adnand Agastra;
  7. Komandanti i Forcës Detare, kundëradmiral Adnand Agastra, me shkresën nr. 875/3, datë 4.4.2022, pas dorëzimit të pronave, i dërgon informacion Ministrit të Financave dhe Ekonomisë mbi dorëzimin e pronave në administrim të forcave detare, në Gjirin e Limionit, Sarandë.

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …