Vazhdon zvarritja e procesit ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Sot duhej të shqyrtohej kërkesa e liderit të opozitës për të lejuar pjesëmarrjen e tij në seancat plenare, por sërish kjo seancë është shtyrë. Shkak u bë mungesa e prokurorëve.
Avokatët e zotit Berisha thonë se këto shtyrje kanë për qëllim djegien e mandatit të kreut të opozitës.
Avokati Genc Gjuokutaj tha për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.
“Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës.
Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë”, tha Gjokutaj.