Video skandal! Rama del nga faza dhe shtyn gazetaren pse e pyeti për çështjen e Sazanit

Edi Rama ka dalë nga faza sot kur u pyet nga gazetarja e Syri Tv se, a do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit. Rama nuk përgjigjet, por e shtyn gazetaren Ambrozia Meta.

Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ushtron dhunë verbale ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Por kësaj here u tejkaluan kufijtë, pasi Rama përdori edhe dhunën fizike.

Debati

Ambrozia Meta: A do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument.

Ambrozia Meta: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët…

Rama: Shqiptarët nga gjithçka që ne po bëjmë, po fitojnë në këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Ambrozia Meta: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Ambrozia Meta: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet

Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi,
Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!

About Redaksia

Check Also

Wikipedia: Administrata e Presidentit Trump hoqi përcaktimin non grata për Berishën dhe familjen e tij

“Wikipedia” Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione, si gruaja, djali dhe …