Kur vjedh buxhetin e shtetit dënohesh 2 vite, kur vjedh ata që vjedhin buxhetin dënohesh 7 vite!

Nga Besart XHAFERRI

Drejtësia e re çdo ditë po na dëshmon se është kthyer në gardiane të zyrtarëve të korruptuar që me bekimin e eprorëve kanë kryer gjenocid mbi taksat tona.

Drejtoresha e Edi Ramës, Alda Klosi, që vodhi miliona euro nga tenderat publik, u dënua me 20 muaj burg, ndërsa pastruesja e saj Rozeta Dobi, që i vodhi paratë Klosit në banesë u dënua me 7 vite burg dhe djali i saj me 5 vite burg

500 mijë eurot e gjetura në banesën e Dobit janë ende pa pronar dhe shteti nuk i ka kanalizuar as për ndonjë shkollë, as për ndonjë jetimore as për të shpëtuar jetë njerëzish, pasi me siguri do përdoren për mobilime zyrash dhe trajnime fiktive.

Grabitja e buxhetit të shtetit është kthyer në standard dhe kush nuk respekton këtë standard e ka vendin o në qeli o në arrati!

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …