Berisha: Për infrastrukturën turistike, çdo vit vidhen nga buxheti i shtetit dhe shpërdorohen mbi 400 mln euro

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar, i cili zhvillohet në rrugën e “Shpresës” prej 79 ditësh, tha se, çdo vit për infrastrukturën turistike, nga buxheti i shtetit vidhen dhe shpërdorohen mbi 400 milionë euro.

Berisha theksoi se ja pra se si ju varfëroheni çdo vit e më shumë, se si ju vidheni gjithnjë e më shumë, se si tirania e varfërisë bëhet gjithnjë e më e rëndë për ju qytetarë që jetoni në një vend me pasuri përrallore.

“A është krim i shëmtuar kjo?

Po unë nuk u ndala në një aspekt tjetër.

Ta dini ju të dashur qytetarë shqiptarë se merrni 1 dollar për turist, po ju garantoj se atë dollar, me mundin tuaj, me djersën tuaj, me taksat tuaja, e paguani jo 100, po ju garantoj të paktën 400 përqind.

Sepse çdo vit, për infrastrukturën turistike, nga buxheti i shtetit, vidhen dhe shpërdorohen mbi 400 milionë euro. Të gjitha të ardhura tuaja.

Ja pra miqtë e mi se si ju varfëroheni çdo vit e më shumë, se si ju vidheni gjithnjë e më shumë. Se si tirania e varfërisë bëhet gjithnjë e më e rëndë për ju qytetarë që jetoni në një vend me pasuri përrallore.

Ndaj dhe e mbyll fjalën time: koha është o sot o kurrë, të ngrihemi në mosbindje civile.

Të ngrihemi në mosbindje civile për të votuar të lirë.

Por asnjë shqiptar, asnjë qytetar, asnjë atdhetar nuk duhet të mashtrojë veten, votë të lirë me armikun e egër të votës së lirë dhe shqiptarëve, Edi Ramën, nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike duhet të jetë zotimi ynë, duhet të jetë beteja jonë, duhet të jetë sakrifica jonë”, tha lideri i opozitës.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …