Bardhi- Nikollës: Shpallni të pavlefshme votimet e seancës së kaluar, nuk kishte kuorum

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga Kuvendi që të shpalleshin të pavlefshme të gjitha votimet që janë bërë gjatë seancës së kaluar. Ai tha se nuk ishte plotësuar kuorumi, pasi nga 71 deputetë që duhet të ishin, në sallë ishin vetëm 65.

“Nga përmbajtja e procesverbalit, në faqen 3, drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin dhe rezulton se janë 65 deputetë prezentë. Në emër të PD-së iu jam drejtuar që të shpallni pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar, në përputhje me ligjin. Sipas kuorumit do të duhet të jenë 71 deputetë”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Korrupsion në Bruksel/ Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE-së

Ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga …