Nuk është ndonjë gjë e madhe…

Nga Elona CASLLI

Në një vend normal, do të mjaftonte kjo foto që kryeministri të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqjen. Në anomalinë tonë të përditshme, kjo jo vetëm që nuk ndodh, por vijohet nga komenti;

“Nuk është ndonjë gjë e madhe. Me shaka ia bëri”.

Se ç’lloj shakaje është kjo, që të prekësh në faqe gazetaren dhe ta shtysh, këtë mund ta shpjegojnë veçse shakatorët rilindas.

Se ç’lloj shakaje është kjo, që të reagojnë disa media ndërkombëtare për rastin në fjalë dhe kryeminstri të refuzojë të kërkojë falje me alibinë se ishte thjesht gjesti i një lamtumire miqësore, këtë mund të na e shpjegojnë veçse shakatorët rilindas.

Se ç’lloj shakaje është dora e një kryeminstri mbi faqen e një gazetareje, këtë mund të na e shpjegojë veçse pseudosnobizmi rilindas që përligj çdo veprim të kryeministrit, me sloganin

“Nuk është ndonjë gjë e madhe”.

Post Scriptum- Asgjë nuk është e madhe në këtë vend. Gjithçka është e vogël. Sazani është i vogël. Inceneratorët janë të vegjël. Kullat e pastrimit të parave janë të vogla. Vetëm kryeministri është i madh.

About Redaksia

Check Also

Thethi i goditur sipas parimit të shkopit të Maliqit

Nga Ndriçim KULLA Barbaria  qeveritare e shkatërrimeve në Theth, tregoi edhe një herë në dritë të …