Salianji në Has: Ky është fundi i Edi Ramës, dështoi me kapjen e PD

Deputeti i PD, Ervin Salianji, gjatë takimit me qytetarët në Has, tha se Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet, ndërsa ka dështuar vetëm me kapjen e opozitës.Salianji tha se ky është fundi i Edi Ramës, por vendi është në ditë të vështira.

“Demokratët kudo në Shqipëri po bindin qytetarët për keqqeverisjen e Edi Ramës. Shqipëria është boshatisur në çdo cep, besoj se ka më shumë hasianë në Londër se në Has. Nëse është sukses i madh që është boshatisur Shqipëria, askush nuk bie dakort me këtë”, tha Salianji. Sipas tij, Edi Rama merr vendime në favor të 5 oligarkëve, ndërkohë që qytetarët janë në varfëri dhe mjerim.

“Kemi një qeveri që për të gjitha projektet që flet kanë lidhje me projektet personale. Ka ndonjë projekt Qeveria për qytetarët? Pothuajse zero.

Edi Rama e ka mbyllur sistemin, të gjitha pushtetet i ka nën sqetull, kishte një plan ogurzi, vetëm te opozita dështoi. Bëri të gjitha përpjekjet për të kapur edhe PD-në, ta vendoste te ato ingranazhet e saj, ta kthente në department të establishmentit, por opozita shpëtoi nga kapja”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …