Gjatë një takimi me qytetarët në Has, deputeti Isuf Çela, tha se Rilindja për Hasin, Kukësin dhe Tropojën, ka sjellë shpopullimin dhe varfërinë.
Çela tha se nën pushtetin e Edi Ramës sot këto zona po shpopullohen, qytetarët po largohen sepse trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe nuk kanë asnjë shpresë.
“Nëse do të shihni pasuritë dhe burimet natyrore të kësaj zone, sot qytetarët nuk do të ishin në mjerim dhe varfëri, pasi gjithçka merret dhe shfrytëzohet nga njerëz të lidhur me Qeverinë, nga oligarkët dhe miqtë e Edi Ramës”, tha Çela.