Zjarri në Urgjencën e QSUT, Vokshi: Pse heshtin, pse nuk flitet? Kanë vjedhur dhe kanë vjedhur pa lezet!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar lidhur me situatën në Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, e cila është jashtë funksionit që pas zjarrit të rënë në katin e parë në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Gjatë fjalës së saj nw Kuvend, Vokshi u shpreh se, qytetarëve po i rrezikohet jeta, ndërsa i vonohet shërbimi në 2 urgjencat e tjera, të Traumës dhe Sanatoriumit, të mbytura nga fluksi i pacientëve pas zjarrit në QSUT.

Vokshi theksoi se, Prokuroria e Tiranës u vu në lëvizje vetëm pas denoncimit të një mjeku, ndërsa akuzoi zyrtarët për korrupsion në lidhje me tenderin për rikonstruksionin e QSUT-së.

“Pse heshtin, pse nuk flitet, vetëm publikimi i mesazhit të një mjeku dixhital vuri në lëvizje prokurorinë të fillonte hetimet, sepse askush nuk lëvizte, çfarë fshehin, kanë vjedhur dhe kanë vjedhur pa lezet.

Kërkova kontroll parlamentar në QSUT dhe refuzuan të shkonin.

Mjeku dixhital thotë se në katet nëntokë të sëmundjeve të brendshme është djegur çdo gjë, nuk ka rënë vetëm një herë zjarr ka rënë dy herë dhe kjo mbahet e fshehtë. Shkojnë pacientët në QSUT nuk marrin shërbim, i çojnë në spitale të tjera duke i vonuar? Po pse quhet urgjencë, se duhet shpejt. Kostoja: Rrezikim i jetës së qytetarëve”, tha Vokshi.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me zjarrin në urgjencën e QSUT për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Gjobaxhiu i Carlo Bolinos vijon të lëpijë Edi Ramën dhe t’i fshihet gjyqit për shpifje!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në …