Bardhi: PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të dalë nga mjerimi ku është zhytur!

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi, ë fjalën e tij gjatë takimit me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit u shpreh se, PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Ai shtoi se kjo qeveri në vend që të rriste pensionet, paratë e mbledhura nga rritja e pagës minimale, i ccoi për projektin e Portit të Durrësit.

“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për tu përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD duhet të jetë në pushtet por se është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet i cuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …