Berisha: Në vitin 2008 ne lamë pas epokën e varfërisë dhe hymë në epokën e prosperitetit

Kryetari i PD, Sali Berisha i është rikthyer qeverisjes së tij, ku sipas tij, viti 2008 ishte viti kur Partia Demokratike ndau epokat. Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së PD-së, u la pas epoka e varfërisë dhe Shqipëria hyri në epokën e prosperitetit.

Të dashur miq, parti e interesit kombëtar, PD jo vetëm që nuk u shmang, por ajo promovoi në mbarë botën, të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo që janë.

Pasi humbi zgjedhjet dhe dorëzoi pushtetin për shkak të gabimit të saj me skemat piramidale, armiqtë tanë menduan se ne do të ndryheshim në banesën e harresës, se fara jonë si demokratë do shuhej. Se PD nuk do kishte më.

E gjithë bota kundër nesh.

Por ne qëndruam në kauzën tonë.

Miqtë e mi, qëndruam në kauzën tonë të drejtë sepse Shqipëria duhet të kishte opozitë.

Dhe Shqipëria pa opozitë ishte shumë herë më e tmerrshme se piramidat e mashtrimit që u shembën nga PD.

PD nuk u mposht, përkundrazi ajo mblodhi një nga një shqiptarët idealistë, djem, vajza, burrat e gratë e idealeve të larta njerëzore, i motivoi për kauzën e drejtë.

Dhe në vitin 2005, në qershor, ata që erdhën me rebelim në pushtet, u përzunë me votën e lirë të shqiptarëve.

2005-2013, miq, në qoftë se me 22 mars, 32 vite më parë, ne ndamë epokat, epokën e diktaturës nga epoka e lirisë, ndamë historinë, historinë e diktaturës nga historia e lirisë, do u them me krenari se në vitin 2008, kur nxorëm Shqipërinë, shqiptarët, nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ne përsëri ndamë epokat.

Ne lamë pas epokën e varfërisë dhe hymë në epokën e prosperitetit.

22 marsi dhe fitorja e vitit 2005, bënë të mundur që shqiptarët, të stërkequrit në rajon, më të varfrit, të paguhen më mirë se të gjitha kombet e rajonit, përfshi këtu edhe dy vende të BE, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Shqipëria, miqtë e mi, firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Shqipëria u anëtarësua në NATO.

Shqipëria liberalizoi vizat.

Të gjitha këto vetëm e vetëm se ne ishim seriozë me reformat.

Sepse reformat ishin interesi juaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …