I përçarturi…

Nga Petrit VASILI

I përçartur dhe me nervat si tel, Edi Rama me me shumë se gjysmën e qeverisë për burg belbëzon për suksese psikopatike, që vetëm truri i tij i degraduar mund ti shohë se në realitet nuk ekzistojnë.

Fytyra e Shqiperisë ishte dje nvestimi gjigand i gazsjellsit TAP dhe jo plaçkitja e bandes së hajdutëve sot, që rrëmben çdo ditë copa copa Shqiperinë me ketë kryehajdutin.

Fytyre të re të Shqipërisë ky kryehajduti quan grabitjen dhe ndarjen e copave të tokave të bregdetit dhe anë e mbanë Shqipërisë me lloj lloj horrash qe pastrojnë para’ dhe e quan ardhje investimesh.

Fytyra e Shqipërisë ndryshoi dje kur u fut në NATO dhe kur liberalizoi vizat me BE dhe jo sot që është shndërruar në narkoshtet, në vendin e parë për kërkesat për azil dhe kampioni i Europës për korrupsion.

Fytyra e Shqipërisë sot për shkak të Edi Ramës ka rënë kaq poshtë sa i vjen anash jo më Europës por edhe Kosovës e Maqedonisë në çdo pikpamje.

Fytyra e Shqipërisë sot është surrati i vendit ku nuk ka me zgjedhje të lira, por ka blerje votash, mijra patronazhistë këllira dhe kërcenim për votat me kriminelët e qeverisë dhe me bukën e gojës.

Fytyra e Shqipërisë është sot kopeja pa fund e ministrave, kryetarëve të bashkive, deputetëve, drejtorëve, shefave gjithfarësh, që janë në dyert e drejtësisë dhe zbulimi i hajdutëve të tjerë rilindas nuk ka të ndalur.

Fytyra e Shqipërisë sot është ajo e vendit, që vetëm shkon poshtë e më poshtë në çdo tregues, me shpopullim si vend në luftë, me pensione e paga më të ultat, me mosfunksionim të ligjit, me represion ndaj studentëve, me grabitjen masive të pronës private, me korrupsion ne çdo rrëzë e qoshe të shtetit.

Fytyra e Shqipërisë sot është ajo që Edi Rama në dëshpërim ekstrem gëzon, që sipas tij Beqja vetëm ka shpërdoruar detyrën.Pra shpërdorimi i detyrës është gezim shumë i madh për Ramën, është meritë, është medalje krenarie pavarsisht se sterilizimin Beqja e beri 80 herë më shtrenjtë dhe linin njerëzit pa bërë operacione se nuk dilnin lekët e hajdutllëkut.

Fytyra e Shqipërisë sot per shkak të Edi Ramës është mjerisht e neveritshme ashtu si duart e ndyra të tij, që dhunonin gazetaren Ambrozia Meta.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …