Po vërtetohet që Basha është peng!

Deputeti i PD, Luan Baçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Basha nuk arrin të kuptojë realitetin politik dhe se po vërtetohet se është një ‘peng’.

Baçi: Mua më vjen keq të them që Basha akoma nuk arrin të kuptojë realitetin politik. Ose më mirë do thosha që nuk do që ta kuptojë. Po vërtetohet që është vërtet peng. Duket sheshit tashmë që nuk e mban dot askush më.

U përpoq Rama, mazhoranca dhe ndërkombëtarët ti japin oksigjën herë pas herë.

Duke i dhënë oksigjën Bashës dhe duke sulmuar opozitën dhe nuk arritën dot asgjë.

Ne nuk kemi fituar asgjë.

Lufta jonë në parlament nuk ka qenë për të fituar ne, por për të vënë në shinat e demokracisë parlamentin.

Ne kemi kërkuar thjesht zbatimin e rregullores.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …