Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Moskës, ku deri më tani numërohen mbi 115 viktima dhe qindra të plagosur.
Përmes një postimi në rrjet, Berisha shkruan se terroristë të armatosur rëndë kryen një masakër të madhe në sallën e një teatri në Moskë.
Reagimi
Një akt i rëndë terrorist në Moskë.
Të dashur miq, dje në darkë, terroristë të armatosur rëndë kryen një masakër të madhe në sallën e një teatri në Moskë. Ata ekzekutuan mbi 115 spektatorë dhe plagosën qindra të tjerë. Ky sulm barbar u mor përsipër nga terroristë të organizatës “Shteti Islamik”!
Duke dënuar me ashpërsi këtë akt barbarie ndaj civilëve, shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe uroj shërimin e shpejtë të të plagosurve. #sb